Kuvendi mblidhet sot në 10:00 për të diskutuar revoltat studentore
Kuvendi shqiptar do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar revoltat studentore që kanë shkaktuar tension në vend. Deputetët do të shqyrtojnë situatën e krijuar dhe do të diskutojnë menaxhimin e protestave dhe veprimet e Policisë së Shtetit.

Kuvendi shqiptar do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar revoltat studentore që kanë shkaktuar tension në vend. Deputetët do të shqyrtojnë situatën e krijuar dhe do të diskutojnë menaxhimin e protestave dhe veprimet e Policisë së Shtetit. Përveç kësaj, do të shqyrtohen edhe disa projektligje dhe do të diskutohet projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancën plenare, pasi ndodhet në një takim zyrtar në Mal i Zi.