Meta: Pasojë e rëndë për të pandehurit, janë shtyrë 600 seanca
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për konfliktin mes Dhomës së Avokatëve dhe GJKKO, i cili ka çuar në bojkotin e avokatëve në seancat gjyqësore. Meta ka thënë se kjo është një pasojë e rëndë për të pandehurit, të cilëve u shtyhen seancat.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me konfliktin mes Dhomës së Avokatëve dhe GJKKO, ku është marrë vendimi për bojkotin e avokatëve në seancat gjyqësore.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është një pasojë shumë e rëndë për të pandehurit, të cilëve u shtyhen seancat. Meta thekson se nga shtatori deri më sot janë shtyrë 600 seanca, 6 prej të cilave kanë qenë të tij.
Kreu i PL-së tha se seanca e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët kushtëzojnë për të marrë pjesë në seanca për shkak të vendimit të marrë nga Dhomë e Avokatëve për bojkot.
“Drejtësia me Regji arrin nivelet më të larta. Seanca e sotme e gjykimit ndaj meje u vonua me rreth 40 minuta sepse asnjë nga prokurorët nuk ishte i pranishëm, në ora 10:00, siç ishte vendosur javën e kaluar edhe me dakordësinë e 2 prokurorëve të çështjes (nga 3 gjithsej).
Por më në fund dera u hap dhe një zotëri me tëgjetë t’zezë u shfaq plot solemnitet. Unë kujtova se duhej të ishte një nga avokatët e caktuar nga gjykata, nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeveria Rama 4), për të mbrojtur mua.
Por u zhgënjova shpejt, sepse në vend të vinte pranë meje në platformën e xhamit, u ul përballe meje në vendin e 3 prokurorëve që mungonin. Pa u ulur ai, mirë, u hap dera dhe u ul menjëherë edhe trupi gjykues që zuri podiumin.
Prokurori, që nuk ka asnjë lidhje me çështjen time, pasi u prezantua, kishte ardhur vetëm për të lexuar kërkesën e 3 kolegëve të tij për ndërprerjen e shtyrjes së seancës dhe për pezullimin e afatet e mia të paraburgimit.
Duke uruar që 3 prokurorët e çështjes time të gëzojnë të shëndet të plotë, meqë jemi edhe në stinë virozash, i kërkova përsëri trupit gjykues, sikurse ja kisha kërkuar edhe dje me shkresë zyrtare, që të vazhdonte gjykimi im, sepse isha dhe jam në gjendje të mbrohem vetë dhe se këto të drejta ma jep ligji dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ajo që ende nuk po kuptoj është se përse u anullua seanca e sotme gjyqësore, kur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ma ka njohur këto të drejta, që unë kam shprehur verbalisht dhe zyrtarisht me shkrim trupit gjykues, para çdo seance.
Dhe përse duhej të mos zhvillohej sot gjyqi kur prokurori ishte, kur unë isha (nuk kam munguar kurrë në asnjë seance) dhe kam të drejta të mbrohem pa avokat, dhe kur trupi gjykues ishte aty.
Po kështu, pyes veten përse janë anuluar këto seanca kur mund të zhvilloheshin pa praninë e avokatit?
Përgjigjen me të mirë e mora kur pashë në media se Kuvendi sot ka vendosur të mos e përfshijë në programin e punimeve, nismën ligjore të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi për zgjidhjen e konfliktit të qëllimshëm dhe me regji të qartë politike, midis GJKKO Shkallës së Pare dhe Dhoma Kombëtare të Avokatëve, që siç e kemi theksuar vazhdimisht po provohet se është një konflikt i orkestruar nga Edi Rama.
Por këtu nuk është thjesht problemi i cimit të lirive të Ilir Meta, pasi unë kam edhe privilegjin të...