Aktualitet
Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog, vendos stola betoni
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog me protestuesit, pasi ai ka postuar një video me një stola prej betoni me mbishkrimin "dialog" mbi të.

Edhe pse u refuzua në dy ditë radhazi, kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog me protestuesit. Ditën e sotme ai ka postuar një video, ku përsërit thirrjen për dialog, por me një risi mjaft pikante. Këtë herë Rama ka vënë para kryeministrisë stola prej betoni me mbishkrimin "dialog" mbi të.
Kjo zgjedhje e tij vjen prej faktit se në dy rastet e kaluara protestuesit i shkatërruan karriget.