Aktualitet
Reshjet e dendura të shiut në Vlorë, probleme në disa akse rrugore
Reshjet e shiut në Vlorë kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore, duke përfshirë bulevardin "Ismail Qemali", zona e Albano dhe Romina, dhe zona e Muradies.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të përkohshme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës. Ndër zonat e prekura kanë qenë bulevardi “Ismail Qemali”, zona e Albano dhe Romina, pranë bibliotekës, si dhe zona e Muradies. Pas ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar. Mëngjesin e sotëm, rrugët paraqiten të kalueshme dhe nuk konstatohet më prezencë uji në akset e prekura. Deri në këto momente, situata në qytet paraqitet e qetë.