Aktualitet

DERI KU I SHËRBEN DHUNA PROTESTËS?

3 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Protesta nuk është një ceremoni për të shprehur pakënaqësinë dhe për t’u kthyer më pas në shtëpi, por është një mjet presioni qytetar për t’i treguar shtetit se shoqëria nuk e pranon më shpërfilljen, padrejtësinë dhe mungesën e llogaridhënies.

Foto nga burimi: DERI KU I SHËRBEN DHUNA PROTESTËS?

Protesta nuk është një ceremoni për të shprehur pakënaqësinë dhe për t’u kthyer më pas në shtëpi, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Ajo është mjet presioni qytetar, një mënyrë për t’i treguar shtetit se shoqëria nuk e pranon më shpërfilljen, padrejtësinë dhe mungesën e llogaridhënies. Kur institucionet mbyllin veshët, qytetarët duhet ta bëjnë zërin e tyre të pamundur për t’u injoruar.

Në rrethana të caktuara, zemërimi mund të shpërthejë edhe në përplasje. Kjo mund të jetë shenja e një gjendjeje të renditur shoqërore, e pakënaqësisë së grumbulluar dhe e një besimi të konsumuar deri në fund. Por shpërthimi i zemërimi nuk duhet ngatërruar me strategjinë e ndryshimit. Një reagim mund të jetë i kuptueshëm si shprehje e indinjatës dhe, njëkohësisht, i demshmëm për vetë kauzen që kërkon të mbrojë.

Qëllimi i protestës nuk është të prodhojë sa më shumë dhunë, por të krijojë trysni aq të fortë qytetare, sa pushteti të mos mund të vazhdojë më sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kjo forca matet me numrin e njerëzve që bashkohen, me përhapjen e indinjatës dhe me pamundësinë politike për ta trajtuar krizën si një episod kalimtar.

Një pakicë e zemëruar mund të paraqitet lehtësisht si problem i rendit publik. Një shoqëri e tërë, e bashkuar rreth kërkesave të qarta, është shumë më e vështirë për t’u shpërfillur. Sfida është që indinjata të mos mbetet shpërthim i çastit, por të shndërrohet në forca qytetare të organizuar dhe këmbëngulëse.

Ka një kufi përtej të cilit dhuna nuk e forcon më protestën, por fillon ta dobësojë atë. Ky është çasti kur revolta duhet të ndryshojë formën dhe të hapë rrugën mosbindjes civile. Mosbindja civile nuk është dorëzim. Është kalimi nga shpërthimi emocional te presioni i organizuar, nga përplasja e çastit te qëndresa e vazhdueshme. Ajo mund të marrë formën e protestave masive, grevave, bojkotit, refuzimit paqësor të bashkëpunimit me praktika të padrejta dhe bllokimeve paqësore, duke synuar trysni të vazhdueshme politike e shoqërore mbi qeverinë.

Por mosbindja civile duhet të shkojë përtej pranisë në sheshet. Ajo duhet ta izolojë politikisht qeverinë brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare. Brenda vendit, kjo arrihet kur qytetarët nga shtresa të ndryshme, organizata shoqërore, profesionistë, punonjës dhe sipërmarrës bashkohen rreth kërkesave konkrete për llogaridhënien, zgjedhje të besueshme dhe drejtësi. Kur qeveria humbet besimin e shoqërisë dhe nuk arrin të paraqesë një përgjigje bindëse ndaj krizës, ajo përballet me një izolim politik që nuk mund ta zgjidhë me propagandë.

Jashtë vendit, izolimi ndërtohet përmes dokumentimit të shkeljeve, informimit të institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe kërkesave për standarde demokratike, transparencë dhe respektim të të drejtave të qytetarëve. Jo me akuza të pamëshpëtura apo me dëmtimin e imazhit të vendit, por me fakte, prova dhe kërkesa të qarta. Qëllimi nuk është izolimi i Shqipërisë, por izolimi politik i një qeverie që refuzon të japë llogari.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.