Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA-s në Tiranë
Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA-s është nisur në Tiranë me përfaqësues nga 91 vende. Mbledhja synon zhvillimin dhe vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve.

Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA-s është nisur në Tiranë me përfaqësues nga 91 vende. Mbledhja synon zhvillimin dhe vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve.
Ministrja Mirela Kumbaro u ndal te ditët e fundit që kanë sjellë protesta të dhunshme. Ajo theksoi rëndësinë e arsimit për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.
"Edhe Tiranë, si shumë kryeqytete europiane, po kalon ditë jo të lehta me tensione dhe përplasje në hapësirën publike, ku kufiri midis ndërgjegjes sociale dhe adrenalinës së turmës, është më i hollë se një fije floku. Prandaj na duhet të përdorim të gjitha mjete, për të kuptuar çfarë duhet të ndryshojmë në qasjen tonë, edhe në burokracinë tonë arsimore, që lëviz shumë më ngadalë se sa adrenalina e nxënësve. Ama një parim na bashkon të gjithëve. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kenë hapësirën për të shprehur mendimet e tyre, për të bërë pyetje, për të kërkuar ndryshime dhe për të mos qenë dakord. Por siguria, mirëqenia dhe e drejta e tyre për të mësuar duhet të mbeten gjithmonë në qendër të përgjegjësisë sonë."
Përgjatë 9 ditëve të protestave të studentëve, cilët janë vendosur çdo ditë para Ministrisë së Arsimit, ka pasur sulme të efektive të policisë dhe protestuesve duke shkaktuar kështu edhe shkatërrimin e godinave.