Politikë

"Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet"

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe aleatët e tyre mbështesin kërkesat e studentëve protestues për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

Foto nga burimi: "Rama të dorëhiqet menjëherë"/ Këlliçi: Parlamenti të vetëshpërndahet

Sot është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen e fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqkëqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Rama.

Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama, që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja evropiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo deputet opozitar është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të reja, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë.

Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Rama ndaj studentëve, që ka kulmuar me thyerje të këmbëve, kockave, fraktura të renda në kokë dhe dëmtime të tjera shumë të renda. Dënojmë reprezaljet që u bënë të rinjve dhe të reja nëpër rrugicat e kryeqytetit. Refuzojmë dhe dënojmë me forcë shantazhin dhe presionin që kryeministri i delegjitimuar ushtoron ndaj prindërve të nxënësve dhe studentëve, që ia kanë shkatërruar themelet qeverisë që ka prodhuar një narkoshtet.

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon të trajtohet me përbuzje nga pushteti.

Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasada normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këto moment vendimtar, qëndron në krah të kërkesave për:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm për të përkatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

2. Me menjëherë pas, vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënje si sulm ndaj vetes.

Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.

Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të hapet rruga një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.