Politikë
Tensione dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë
Tensione dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka drejtuar seancën, ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar t’u heqë kartonat e votimit deputetëve socialistë. Ky veprim ka sjellë përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, duke shkaktuar momente tensioni në sallën e Parlamentit.