Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë dhe shtyjnë gardhin metalik jashtë Kuvendit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Protestuesit kanë nisur të shtyjnë gardhin metalik jashtë Kuvendit, ndërsa efektivët e policisë kanë përhyrë për të penguar kalimin e tyre përtej perimetrit të sigurisë.

Foto nga burimi: Plasin tensionet jashtë Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë dhe shtyjnë gardhin metalik

Kanë nisur tensionet jashtë Kuvendit, ku një grup protestuesish është përplasur me forcat e policisë, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca plenare. Protestuesit kanë nisur të shtyjnë gardhin metalik që policia ka vendosur pranë një qendre tregtare në afërsi të Parlamentit, duke tentuar të avancojnë drejt godinës. Efektivët e policisë kanë ndërhynë për të penguar kalimin e tyre përtej perimetrit të sigurisë, ndërsa mes palëve janë regjistruar përplasje. Policia ka vendosur forca të shumta përreth Kuvendit, si dhe gardhe metalike për të kufizuar hyrjen drejt godinës. Në zonën ndodhen edhe dy autobotë me ujë. Ndërkohë, tensionet kanë përfshirë edhe sallën e Parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe kanë vendosur karriget mbi tavolinë, duke kundërshtuar zhvillimin e seancës plenare. Demokratët janë paraqitur në Kuvend me bluza me mbishkrimin “Me studentët”, ndërsa kanë lëshuar thirrjet “Ju erdhi fundi!”. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, seanca ka rënë në procedurën e votimit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.