37-vjeçari Maridon Dhuli ndërron jetë pas aksidentit në aksin Kardhiq-Delvinë
Maridon Dhuli, një 37-vjeçar, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë. Aksidenti ndodhi natën e mbrëmshme dhe mjeti i tij, një Volkswagen Touran, u përfshi nga zjarri në rrethana ende të paqartë.

Pasi pësoi djegie natën e mbrëmshme nga aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari Maridon Dhuli ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi pranë Skërficës, ku mjeti i tij, një Volkswagen Touran, u përfshi nga zjarri në rrethana ende të paqartë.
Kalimtarët i dhanë ndihmë të parë 37-vjeçarit, i cili u transportua me ambulanca në spitalin e Sarandës. Për shkak të djegieve të renda, ai u dërgua me pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.