Përplasjet në Kuvend: Fidel Kreka godet Ervin Hoxhën me kartonin e votimit
Përplasjet në Kuvend kanë agravuar konfliktin fizik mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste. Deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më pas ka shtyrë ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u përplasur fizikisht me të.

Përplasjet në Kuvend kanë agravuar konfliktin fizik mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste. Në një moment, deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më pas ka shtyrë ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u përplasur fizikisht me të.
Menjëherë pas këtij momenti, në konflikt janë përfshirë edhe deputetë të tjerë nga të dyja palët, duke shkaktuar kaos dhe përplasje në sallën e Kuvendit. Tensionet nisën që në momentet e para të seancës plenare, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe u morën deputetëve socialistë kartonet e votimit gjatë procesit të votimit të rendit të ditës.