Gazetari Maridon Dhuli vdes në spital pasi automjeti i udhëtonte u përfshi nga flakët
Gazetari 37-vjeçar Maridon Dhuli vdiq në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi automjeti i udhëtonte u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq-Delvinë.

Gazetari 37-vjeçar Maridon Dhuli vdiq në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi automjeti i udhëtonte u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq-Delvinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Skërficës, ku një automjet tip "Volkswagen Touran" mori flakë në rrethana ende të paqartë. Pas incidentit, kalimtarët e rastit ndërhynë për t'i dhënë ndihmë e para 37-vjeçarit, i cili kishte pësuar djegie të rënda në trup. Ai u transportua fillimisht me ambulanca drejt spitalit të Sarandës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht trajtimit mjekësor, Maridon Dhuli nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët.