Berisha: PD do të mbështesë plotësisht protestën e studentëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të mbështesë plotësisht protestën e studentëve dhe se Fraksiata Rinore e Partisë Demokratike ishte një nga iniciatorët e protestës.

Sali Berisha tha se Edi Rama përpeliqet me çdo kusht për të lehtësuar sadopak barrën kriminale që ka, ta transferojë tek Partia Demokratike dhe tek Berisha. "Absolutisht s'është ashtu. Dua ta dish se ne nuk jemi të fshehta. Në nismën e kësaj proteste ka qenë Forumi Rinor i Partisë Demokratike, një nga iniciatorët i pranishëm me listën tek Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Arsimit. Ne jemi aty dhe jemi fuqishëm. Dhe Edi Rama e din këtë. Prandaj në qoftë se ke lexuar reagimet e para, që të gjitha ishin t'ia faturonin Partisë Demokratike. E vërteta është se protesta është e studentëve dhe gjimnazistëve, por Partia Demokratike i mbështet ata fuqishëm."