Netanyahu mohon sulmet e planifikuara kundër Iranit: "Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin"
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar një artikull që pretendonte se ai kishte planifikuar sulmet kundër Iranit në fillim të tetorit. Netanyahu deklaroi se informacionet janë të pasakta dhe se ai nuk do të merret me korrigjimin e raportimit mediatik.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë një artikull që pretendonte se ai kishte planifikuar sulmet kundër Iranit në fillim të tetorit. Netanyahu deklaroi se informacionet janë të pasakta dhe se ai nuk do të merret me korrigjimin e raportimit mediatik.
Duke folur për mediat vedase, Netanyahu i cilësoi informacionet si të pasakta, por shmangu dhënien e detajeve të mëtejshme mbi planet ushtarake. "Këto informacione nuk janë të vërteta, por nuk do të merrem me korrigjimin e këtij raportimi mediatik të njëanshëm", deklaroi ai.
Netanyahu bëri gjithashtu deklarata të ashpra për Iranin, duke pretenduar se vendi është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake, por vazhdon të përbëjë kërcënim për sa kohë që në pushtet mbetet regjimi aktual. "Ata janë paralizuar. Janë në gjunjë. Por, për sa kohë që ky regjim mbijeton, ai do të gjejë mënyrën për t’u rimëkëmbur", u shpreh Netanyahu.
Më tej, Netanyahu pretendoi se zgjidhja e vetme përfundimtare është rrëzimi i udhëheqjes iraniane. "Ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar që e gjithë kjo të marrë fund. Dhe kjo është rrëzimi i regjimit. Ne do ta rrëzojmë atë", deklaroi ai.
Sipas artikullit të publikuar të mërkurën nga "Financial Times", Benjamin Netanyahu po përgatitej të ndërmerrte sulme të reja kundër Iranit në fillim të tetorit, por presidenti amerikan Donald Trump kundërshtoi rifillimin e luftimeve përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.