SPAK godet klanin Çapja në Elbasan, i sekuestron 24 automjete me vlerë 77 milionë lekë
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një kompani dhe 24 automjete me vlerë 77 milionë lekë, si dhe një tokë me sipërfaqe 2000 metra katrorë. Klanin Çapja e akuzojnë për trafikimin e 28 ton kokainë në Evropë.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një kompani dhe 24 automjete me vlerë 77 milionë lekë, si dhe një tokë me sipërfaqe 2000 metra katrorë. Klanin Çapja e akuzojnë për trafikimin e 28 ton kokainë në Evropë.
Veç kësaj, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një tokë me sipërfaqe 2000 metra katrorë, e pronësi e një nga anëtarëve të klanit Çapja. Gjithsej, janë sekuestruar 24 automjete Volkswagen dhe një Toyota, të pronësi i kompanisë "Check Company Sh.p.k".
Procedimi penal nr. 187/2023 përfshin veprat penale të parashikuara nga nenat 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal: trafik i lendeve narkotike, pastrim i produkteve të veprimtarisë penale, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Shtetasit nën hetim janë: E.Ç., A.Ç., A.Ç. (alias D.Ç.), F.B (alias J.B), D.D, P.L (alias P.S.), F. G (alias F.Ç., alias F.H.Ç.), S.P (alias V.P), G.Ç., R.M, M.K, M. M, E.Ç., R.Ç., K.Gj dhe D.P.
Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lendeve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e madhe në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.