Egnatia, për histori në Danimarkë/ Kampionia e Shqipërisë luan në fushën e rivalit Aarhus
Egnatia do të luajë në fushën e rivalit Aarhus në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Egnatia, skuadër shqiptare, do të luajë në fushën e rivalit Aarhus në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Pas barazimit 1-1 me rivalin danez Mitjiland, Egnatia do të ketë sonte provën e dytë, sërish përballë një kundërshtari danez. Do të luhet me nisje nga ora 21:00 në stadiumin e rivalit Arhus, i cili pritet të jetë më i fortë sesa Mitjilandi, qoftë edhe për faktin e thjeshtë se është kampion në fuqi i vendit.
Skuadra shqiptare udhëtoi drejt veriut, e ndërgjegjshme se do të jetë e vështirë, dhe se shanset për rezultat pozitiv nuk i ka shumë të mëdha. Parashikimet janë të tilla, ndonëse përballjet vendosen gjithmonë në fushë.
Trajneri Nevil Dede thotë se Egnatia është e përgatitur siç duhet, se është mësuar me ngarkesën e dy ndeshjeve në javë, dhe se nuk ka mungesa me përjashtim të Bakajokos. Ai kërkon vetëm një gjë nga lojtarët e tij.
Egnatia u bë e dyta skuadër e Superligën shqiptare që arrin fazën e grupeve në kupat kontinentale, pasi më herët ishte Skënderbeu që u kualifikua dy herë në grupet e Ligës së Europës.