Kronikë

"E moshuara drejtuar efektiveve te policise: Hiqini kapelet, burgu per burrat eshte"

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Një e moshuar pjesëmarrëse në protestën përpara Kuvendit, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve dhe t’i bashkohen protestës.

Foto nga burimi: “Sa vlen ajo pika e lotit të një nëne! ”/ E moshuara drejtuar efektifëve të policisë: Hiqini kapelet, burgu për burrat është

Një e moshuar pjesëmarrëse në protestën përpara Kuvendit, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve dhe t’i bashkohen protestës. Në këtë mënyrë ajo kritikoi shpërblimin prej 2.500 eurosh për efektivët. Në deklaraten e saj ajo tha se edhe ky brez mund të largohet nga vendi, ajo kërkoi që të mos shkaktohen më lot te nënat dhe deklaroi se do të qëndrojnë në protestë deri në dorëheqjen e drejtuesve të qeverisë. "Hiqini kapelet, se do të dilni. Burgu për burrat është. Të dalin të para në protestë policët. Mos kini frikë. Është turp të ulen një polic, është turp se është prind dhe ai, të ulen veten duke marrë 2.500 euro, duke rrahur fëmijët. Nëse ikën prapa ky brez, do të qajnë nënat e tyre. Sa vlen ajo pika e lotit të një nëne! Është turp. Policia të dorëzohet, mos t’i mbrojë një kriminel, një hajdut. Ai në ‘91 nuk donte të jepte pensionin e fëmijës së tij. Mos i bëni nënat me lot. Do të jemi këtu, derisa këta të japin dorëheqjen", u shpreh protestuesja.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.