Shqipëria kalon në orën dimërore, pasi akrepat do të kthehen 60 minuta pas
Shqipëria do të kalon në orën dimërore këtë të diel, 24 dhe 25 tetor, duke kthyer akrepat në orën 02:00. Kjo do të na dhurojë një orë më shumë gjumë, por pasditet do të errësohen më shpejt.

Shqipëria do të kalon në orën dimërore këtë të diel, 24 dhe 25 tetor, duke kthyer akrepat në orën 02:00. Kjo do të na dhurojë një orë më shumë gjumë, por pasditet do të errësohen më shpejt. Ndryshimi do të kryhet në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të kthehen në orën 02:00. Telefonat celularë dhe kompjuterët do të përshtaten automatikisht me orën e re, ndërsa orët mekanike do të duhet të rregullohen me dorë.
Me kalimin në orën dimërore, drita e diellit do të jetë më e pranishme në orët e para të mëngjesit, ndërsa mbrëmjet do të errësohen më herët. Ky ndryshim do të ndihet veçanërisht në fund të ditës, kur koha me dritën natyrore do të jetë më e shkurtër.
Ndryshimi sezonal i orës është një praktikë që përdoret në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve evropiane. Ajo u përhap gjatë Luftës së Botërore, me synimin për të kurser energji duke shfrytëzuar më mirë dritën natyrore.
Megjithatë, kjo praktikë ka qenë prej vitesh objekt debatësh në Evropë. Në vitin 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin për t'i dhënë fund ndryshimit sezonal të orës, por zbatimi i tij mbeti pezull për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes vendeve anëtare për mbajtjen e orës verore ose asaj dimërore. Deri më tani, nuk ka një vendim përfundimtar që ta heqë këtë sistem.
Ndryshimi i orës mund të ndikojë edhe te gjumi. Përtej mundësisë për të fjetur një orë më shumë, kalimi në orën dimërore mund të ndikojë përkohësisht në orën biologjike të organizmit. Disa persona mund të përjetojnë lodhje, vështirësi në përqendrim ose çrregullime të lehta të gjumit, ndërsa përshtaten me orarin e ri.
Fëmijët, të moshuarit dhe personat që punojnë me turne mund të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve. Ndërkohë, për shumicën e qytetarëve, përshtatja ndodh gradualisht gjatë ditëve në vijim. Këtë fundjavë, pra, ora do të na dhurojë 60 minuta shtesë, por ditët do të na kujtojnë se dimri po afron dhe se errësira do të mbërrijë më herët.