Pse truri ynë shikon fytyra në objekte?
Truri ynë është i ndjeshëm ndaj fytyrave dhe mund të dallon forma të njohura në objekte të zakonshme ose pamje të rastësishme, duke shkaktuar fenomenin e pareidolia.

Në psikologji, pareidolia përcakton mënyrën se si truri ynë dallon forma dhe figura të njohura në objekte të zakonshme apo pamje të rastësishme, edhe kur ato nuk kanë asnjë lidhje reale me atë që mendojmë se po shohim.
Shkencëtarët shpjegojnë se truri i njeriut është i ndjeshëm ndaj fytyrave dhe është në gjendje të dallon elemente që ngjajnë me sytë, hundën dhe gojën, edhe kur këto janë thjesht pjesë e një objekti të pajetë.
Një studim i botuar në revistën shkencore Nature Communications në vitin 2020 tregoi se objektet që ngjajnë me fytyra fillimisht përpunohen nga truri në mënyrën e ngjashme me fytyrat e vërteta. Brenda rreth 250 milisekondash, truri e përpunon më tej informacionin dhe arrin t'i dallë më qartë këto forma nga fytyrat reale.
Kjo do të thotë se, kur një prizë elektrike na duket sikur ka sy dhe gojë, nuk po shohim një fytyrë të vërtetë. Truri ynë po përpiqet t'u japë kuptim formave që percepton.