"Dhoma Amerikane e Tregtisë: Tensionet duhet të ulen menjëherë, për të siguruar sigurinë publike dhe vazhdimësinë e bizneseve"
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka deklaruar se shqetësohet për zhvillimet e fundit në vend dhe ka thirrur Qeverinë dhe institucionet për të bashkëpunuar për zgjidhjen e situatës aktuale.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka lëshuar një deklaratë publike për të shprehur shqetësimin e anëtarëve të saj për zhvillimet e fundit në vend. Ajo ka theksuar se garantimi i sigurisë publike, mbrojtja e njerëzve, e pronës publike dhe private, respektimi i shtetit të së drejtës dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm kërkojnë angazhim dhe veprim të koordinuar nga institucionet përkatëse.
Dhoma ka theksuar se të gjithë aktorët kanë përgjegjësinë të veprojnë në mënyrë konstruktive, të refuzojnë dhunën dhe të ndihmojnë në krijimin e kushteve për një dialog kuptimplotë, përmes të cilit shqetësimet legjitime mund të trajtohen nëpërmjet mekanizmave demokratikë.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka bërë thirrje Qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të bashkëpunojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës aktuale. Ajo ka theksuar se veprimi i menjëhershëm, i koordinuar dhe i përgjegjshëm është thelbësor për të ulur tensionet, për të garantuar sigurinë publike, për të mbrojtur njerëzit dhe pronën publike e private, si dhe për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë së bizneseve.