Berisha shikon teoritë konspirative në TikTok dhe dhunimin e Ramës në 97-ën gjatë kaosit në Kuvend
Kryedemokrati Sali Berisha shikonte teoritë konspirative në TikTok dhe dhunimin e Ramës në 97-ën gjatë kaosit në Kuvend, ndërsa shfletonte në iPadin e tij.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ishte në kaos, dhe kryedemokrati Sali Berisha vendosi të lundronte internetin në iPadin e tij. Pamjet e siguruara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, kapin momentet kur në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, kreu i PD zgjodhi shikonte çfarë i ofronte TikToku dhe YouTube.
Berisha nisi aventurën virtuale të tij në mes të kaosit të Kuvendit nga TikToku, ku vëmendjen e tij e kapën teoritë konspirative për “Civilizimin Ugarit dhe Gurin Egjiptian që ‘nuk duan të shihet nga publiku i gjerë’. Në një tjetër moment, kreu i opozitës u ndal te një postim për dhunimin e Ramës në 97-ën, më tej ai vendosi të ndiqte intervistën e Edmond Tupes në emisionin e Top Channel, “Tech Talk” nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shalën. Në fund, kryedemokrati vendosi të shfletonte faqen e parë të Reuters për zhvillimet e fundit nga bota.