Politikë

Qeveria miraton shpërblimet për policët/ Mbi 2800 efektivë marrin nga 270 mijë lekë

1 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Qeveria ka miratuar vendimin për të shpërbluar mbi 2800 efektivë të Policisë shtetërore për angazhimin e tyre në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë protestave.

Foto nga burimi: Qeveria miraton shpërblimet për policët/ Mbi 2800 efektivë marrin nga 270 mijë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin për të shpërbluar mbi 2800 efektivë të Policisë shtetërore për angazhimin e tyre në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë protestave. Nga përllogaritja e fondit total në raport me numrin e përfituesve, rezulton një mesatare prej rreth 269 mijë lekësh për çdo efektiv. Përmes këtij vendimi, qeveria parashikon të shpërblejë efektivët për angazhimin e tyre në menaxhimin e protestave dhe për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shtetërore do të përcaktoj listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacion dhe do të kryej procedurat për dhënien e shpërblimit. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtohet fondi prej 740 milionë lekësh i cili do të përdoret për shpërblimin e efektivëve që kanë qenë të angazhuar në protestë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.