Aktualitet

Ish-presidenti Topi: Presidenti Begaj është i pafuqishëm për të bërë diçka

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për takimin e tij me Presidentin Bajram Begaj, duke thënë se ai nuk mund të flasë për përbajtjen e takimit për shkak të rregullave të institucionit. Ai ka thënë se takimi ka qenë i lidhur me situatën kritike të vendit dhe protestat që kanë ndodhur në vend.

Foto nga burimi: Takimi me Begajn për situatën në vend dhe protestat/ Ish-presidenti zbardh detaje

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për takimin e tij me Presidentin Bajram Begaj, duke thënë se ai nuk mund të flasë për përbajtjen e takimit për shkak të rregullave të institucionit. Ai ka thënë se takimi ka qenë i lidhur me situatën kritike të vendit dhe protestat që kanë ndodhur në vend.

"Rregulli i institucionit është që përbajtja e takimeve të bëhet me dije institucionit. Nuk i bën me dije askush nga aktorët e pranishëm. Kështu, duke respektuar këto rregulla, ne mund të flasim për përbajtjen, por jo për aktorët. Takimi ka qenë i lidhur me situatën kritike të vendit, me protestat. Takim kokëmë kokë unë me Presidentin Begaj nuk kam bërë asnjëherë. Që nga momenti që ai është futur në zyrën e Presidentit, nuk e ka parë të arsyeshme që të ketë takim, së paku me mua. Kështu që ka qenë kjo situatë dhe rreth kësaj situate është diskutuar. Gjithmonë deshiroj që për gjërat e një ndjeshmërie të lartë publike dhe që kanë të bëjnë me fatet e vendit, unë nuk mund të bie kryq karrierësime 30 e ca vjetare dhe 5 viteve si kryetar shteti. Ata janë afate kushtetuese por sipas meje njeriu duhet të jetë gjithmonë i pranishëm. Unë kam respektuar jo një ftesë të Presidentit por të institucionit dhe në këto parametra standardë kemi qenë", tha Topi.

Ndërkohë, Topi tha se kjo situatë konflikti i shoqërisë me shtetin dhe mazhorancën vjen si pasojë e problemave të hershme që lindën me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008. Ai tha më tej se në të gjitha këto që po ndodh, Presidenti i vendit është i pafuqishëm për të bërë diçka.

"Kjo i ngjan dekursit të një sëmundje kronike, për ata që kanë një kulturë shëndetësore ka raste që këto sëmundje shpërthejnë diku japin një pasojë. Nuk besoj në dijeninë time që kjo shpërthen papritur. Ata që nuk e kuptojnë situatën thonë si ndodhi. E kam fjalën për të gjithë ata që kanë qenë ose miopë ose bashkëpunëtorë të realizimit të çmontimit të shtetit në vitin 2008. E them duke ripërsëritur. Kam dëgjuar edhe politikanë ish politikanë që paturpësisht kanë qenë në mbështetje të ndryshimit të kushtetutës. Nga ky virus është prekur masivisht media. Këtu nuk ka një supervizor mediatik që të nxjerrë zbuluar këto. Persona të caktuar në një kohë janë sjellur ndryshe sot ndryshe duke qenë duarlarë. Ka pasur një simbiozë. E pushtetit, e biznesit të madh dhe medias. Akoma flasim për bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, e paekspozuar ende. Shoqëria nga ata kanë vuajtur. Nga politika, nga biznesi që ushqen politikën. Dhe media, një pjesë. Jemi në këtë gjendje sepse pushteti çmontoi shtetin, demokracinë", tha Topi.

Historia që sot ky kryeministër dhe kryetari i opozitës në 2008 bën rregullat e lojës dhe bën një situatë dizastër. Cili është mekanizmi kushtetues që çmontoi sot Edi Ramën?! Nuk vlen me. Jo vetëm arkitekt i shkatërrimit të shtetit, e pashë dhe me takimin me presidentin. Shikoj një president, me gjithë respektin individual që është totalisht i pafuqishëm. Këto gjëra i kam komunikuar dhe kam pritur. E di që presidenti nuk ka instrumente kushtetuese. Por në këto kushte kur shoqëria studentët po nuk janë vetëm studentët, ka shumë familje, që dalin prej 4 muajsh. Është shoqëri. Në këto raste shoqëria kërkon një interlokutor moral institucional nga një institucion politik. Më shumë se sa të jetë mbi palët duhet të ketë një lloj dominimi me qenë me njerëzit", tha Topi.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.