Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë
Studentët kanë thirrur qytetarët të mblidhen në shesh para godinës së Kryeministrisë në orën 11:00 të shtunën.

Të shtunën e 24 tetorit pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh në orën 11:00. Vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës. Prej 10 ditëve, studentët, gjimnazistët dhe të rinjtë kanë qenë në rrugët e Tiranës dhe kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke bërë thirrje për dorëheqjen e tij.