PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet online, përmes platformës Zoom, në orën 10:00 më 23 tetor.
Kërkesa për masa disiplinore është paraqitur gjatë ditës sotme nga një grup deputetësh socialistë, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara në Kuvend. PS kërkon përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve demokratë dhe për 10 ditë për 14 deputetë të tjerë të opozitës.
Njoftimi për mbledhjen është dërguar anëtarëve të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën dhe bënë të ditur se rendi i ditës do të ketë vetëm shqyrtimin e kërkesës së socialistëve për marrjen e masave disiplinore.