Sociale

Shefi i Urgjencës, Brataj, viktimë e marketingut të mjekimeve të dyshimta

2 min leximPublikuar më

Burimi: Faktoje ·

Videoja e një mjeku që rekomandon një formulë për rikthimin e dëgjimit është një mashtrim që synon të shitë një produkt.

Foto nga burimi: Shefi i Urgjencës, Brataj, viktimë e marketingut të mjekimeve të dyshimta

Një video që po qarkullon në rrjete sociale shqipfolëse duket se tregon drejtorin e Urgjencës në Tiranë, Dr. Skënder Brataj duke rekomanduar një formulë natyrale për rikthimin e dëgjimit. Megjithatë, video nuk e tregon formulën mrekullibërëse në fjalë dhe nuk shpjegon se si ajo rikthen dëgjimin e humbur.

Ndërkaq, videoja dhe narrativa e saj janë të rreme dhe janë krijuar për një skemë mashtrimi që ka për qëllim shitjen e një produkti. Ndër të parat shenja që kjo video nuk është autentike spikat shqipja e çalë dhe zëri i Brataj nuk i përngjan zërit të vërtetë të mjekut. Lëvizjet e gojës shfaqin një mungesë lidhjeje natyrale me fonemat e gjuhës së folur dhe lëvizjet e nofullës dhe të buzëve duken të paqarta dhe u mungojnë tkurrjet e theksuara muskulore, tipike për të folurën njerëzore.

Kjo sugjeron se bëhet fjalë për një sinkronizim të buzëve të krijuar artificialisht. Sfondi mbetet i palëvizshëm në mënyrë të panatyrshme dhe fytyra e subjektit shfaq deformime të lehta dhe të përsëritura. Mungesa e zhurmës natyrale apo e dridhjeve të imëta në sfond sugjeron përdorimin e një maske dixhitale ose të një shtrese “deepfake”, të aplikuar mbi një bazë statike ose të regjistruar paraprakisht.

Ekziston edhe një vijë e dukshme ose një efekt turbullimi rreth vijës së nofullës dhe skajeve të syzeve, një defekt i zakonshëm në modelet e inteligjencës artificiale që shërbejnë për zëvendësimin e fytyrës ose sinkronizimin e lëvizjeve të buzëve. Kjo na bën të dyshojmë se videoja është manipuluar me anë të teknologjisë deepfake, e cila manipulon shprehitë e fytyrës. Videos së manipuluar me deepfake i është shtuar audio.

Vetë Brataj ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se video të tilla ku ai shfaqet duke reklamuar medikamente janë të rreme dhe ka thirrur qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.