Shoqata e Prokurorëve shpreh shqetësim për deklaratat e Taulant Ballës
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetit Taulant Ballës lidhur me vendimmarrjen e një prokurori për arrestimet gjatë protestave. Shoqata thekson se prokurorët janë të pavarur në ushtrimin e funksionit të tyre dhe se vendimet e tyre duhet të bazohen në faktet, provat dhe ligjin, pa ndikime politike.

Shoqata e Prokurorëve thekson se prokurorët janë magjistratë dhe gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përbushjen e detyrës, ata u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendimmarrja e prokurorëve duhet të mbështetet në faktet dhe provat e administruara, sipas kërkesave të ligjit, pa presione apo ndikime politike.
Shoqata e Prokurorëve ka thirrur përfaqësuesit politikë të ushtrojnë drejën e kritikës me përgjegjësi dhe të shmangin deklaratat që mund të cenojnë pavarësinë e magjistratëve. Shoqata ka theksuar se çdo pretendim për shkelje profesionale apo etike mund të paraqitet organeve kompetente dhe duhet të shqyrtohet mbi fakte, sipas procedurës ligjore.