Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi Iranin për të organizuar sulme të rreme për të rritur çmimet e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” akuzoi Iranin se po përpiqet në çdo mënyrë të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit më 3 nëntor. Ai shkruan se Teherani po organizon sulme të rreme sepse tani po kalon më shumë naftë sesa po kalonte para sulmit SHBA-Izrael. Trump e ka cilësuar regjimin në Iran si “regjim satanik” që po vazhdon të vrasë protestues. Sipas tij, 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Trump në fund shkruan me shkronja të mëdha se Irani nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.