Aktualitet
Protesta para Kryeministrisë, efektivi i policisë kërkon që të rinjtë të largohen nga shkallët e godinës
Protesta e zhvilluar sot para Kryeministrisë ka vazhduar pa incidente dhe pa tensione, ndërsa forcat e policisë kanë qenë të pranishme në zonë.

Një efektiv i policisë iu drejtua qytetarëve përmes megafonit, duke u bërë thirrje që të miturit dhe fëmijët të largohen nga rruga si dhe duke kërkuar që të shmangen provokimet. Ndërkohë në anën tjetër të godinës, autoboti i ujit u vu në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme, megjithëse deri në këto momente situata para Kryeministrisë paraqitet e qetë.