Aktualitet
Policia thirret protestuesve: Largoni fëmijët dhe ndaloni veprimet e dhunshme
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë, ku kanë hedhur fishekzjarre dhe policia ka bërë thirrje për qetësi dhe ndalimin e veprimeve të dhunshme.

Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur fishekzjarre. Ndërkohë përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve. “Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.