Kongresmeni amerikan Mike Lawler thirrë qeverinë shqiptare: Ulni tensionet dhe ndaloni përdorimin e forcës ndaj protestuesve
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe të ndaloi përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë, duke theksuar se çdo qeveri demokratike duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë që po zhvillohen në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Lawler shprehet se ka marrë shqetësime nga zgjedhësit e tij shqiptaro-amerikanë në distriktin e 17-të të Nju Jorkut, të cilët janë të alarmuar për zhvillimet në Shqipëri dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e demokracisë.
Lawler thekson se qëndron në krah të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe popullit shqiptar, duke nënvizuar se çdo qeveri demokratike, veçanërisht vendet anëtare të NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht dhe për të shprehur lirshëm pikëpamjet e tyre. Ai i drejton një apel të qartë qeverisë shqiptare që të ndalojë përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.