Mijëra studentë protestojnë në Vjenë kundër shkurtimeve të buxhetit për universitetet
KONTINENTI: Mijëra studentë dhe pedagogë dolën në rrugët e Vjenës në Austri për të kundërshtuar financimin pamjaftueshëm të universiteteve publike. Nën sloganin "Asnjë shkurtim", protestuesit kërkuan më shumë investime në arsim, duke paralajmëruar se rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni po vështirësojnë gjithnjë e më shumë funksionimin e institucioneve universitare.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në demonstratat morën pjesë edhe studentë nga qytetet tjera të vendit, përfshirë Salzburgun, Innsbruckun dhe Grazin. Pankartat e tyre theksonin rëndësinë e arsimit për demokracinë dhe kundërshtonin kthimin e tij në një privilegj. Protesta u organizua pas njoftimit se buxheti për 23 universitetet publike të Austrisë për periudhën 2028-2030 do të arrijë në 16 miliardë euro, ndërsa drejtuesit e universiteteve vlerësojnë se nevojiten të paktën 18 miliardë euro për të ruajtur nivelin aktual të studimeve.
Sipas organizatorëve, në tubim morën pjesë rreth 40 mijë persona, dyfishi i numrit të parashikuar nga policia. Universitetet paralajmërojnë se mungesa e financimit mund të sjellë shkurtime të vendeve të punës, reduktim të kurseve dhe vonesa në kërkesën shkencor. Shqetësimet janë ngritur edhe për spitalet universitare, veçanërisht për formimin e mjekëve të rinj dhe vazhdimësinë e shërbimeve shëndetësore.