Tregtarët e Parisit forcojnë bizneset dhe blenë mjete mbrojtëse përpara protestave të së shtunës
Tregtarët e Parisit kanë marrë masa për të mbrojtur bizneset e tyre nga frika e protestave të së shtunës, pas trazirave të fundjavës së kaluar.

Pas trazirave të fundjavës së kaluar në Paris, disa tregtarë kanë blerë sprej piperi dhe pajisje të tjera mbrojtëse për të parandaluar plaçkitjet dhe dhunën. Sipas mediave, një dyqan armësh në kryeqytet ka regjistruar rritje të shitjeve pas ngjarjeve të fundit. Disa tregtarë kanë vendosur të mos hapin dyqanet e tyre shtunën, për shkak të pasigurisë për zhvillimet e ardhshme. Autoritetet kanë bërë thirrje banorëve dhe bizneseve të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa shqetësimi mbetet i madh për mundësinë e përsëritjes së skenave të dhunës. Disa banorë kanë zgjedhur të largohen përkohësisht nga kryeqyteti, në pritje të kalimit të protestave dhe rikthimit të normalitetit.