Studentët luten për shi në Indonezi
Mijëra studentë dhe banorë në Indonezi janë bashkuar në lutje për rikthimin e reshjeve, ndërsa vendi përballet me një thatësirë të rendë dhe zjarre masive që kanë shkatërruar sipërfaqet e medha pyjore.

Mijëra studentë dhe banorë në Indonezi janë bashkuar në lutje për rikthimin e reshjeve, ndërsa vendi përballet me një thatësirë të rendë dhe zjarre masive që kanë shkatërruar sipërfaqet e medha pyjore. Situata ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit, ndërsa tymi toksik është përhapur edhe në Malajzi, Singapor dhe Timorin Lindor, duke detyruar mbylljen e shkollave në disa zona. Autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve të lutën për shi, ndërsa nxënës, mësues dhe banorë janë mbledhur në disa qytete për të marrë pjesë në ceremoni fetare. Zjarret po vijojnë të shkaktojnë deme të renda, ndërsa disa zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të vënë flakën nën kontroll. Situata mbetet shqetësuese për shkak të përhapjes së tymit dhe rrezikut që paraqesin temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve.