Tatimet po verifikojnë rreth 2 mijë aplikime për kompensim për arsimin e fëmijëve
Administrata Tatimore po verifikon rreth 2 mijë aplikime për kompensim për arsimin e fëmijëve përmes DIVA 2025. Procesi i verifikimit është filluar në muajin qershor dhe përfshin verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve, përfshirë faturat e fiskalizuara dhe numrin e fëmijëve.

Procesi i verifikimit është filluar në muajin qershor dhe përfshin verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve, përfshirë faturat e fiskalizuara dhe numrin e fëmijëve. Aplikuesve gjatë kësaj periudhe iu janë dërguar njoftime për përmirësimin e dokumentacionit, që më pas edhe ky është verifikuar nga administrata tatimore.
Burime nga administrata tatimore sqarojnë se procesi i shqyrtimit të kërkesave për këtë kategori kërkon më shumë kohë sesa aplikimet e tjera, pasi nevojitet verifikimi i faturave të fiskalizuara që justifikojnë shpenzimet e deklaruara për arsimimin e fëmijëve, saktësishtësia e numrit të fëmijëve. Tatimet pohojnë se veçanërisht po hasen vështirësi në verifikimin e numrit IBAN të llogarive bankare dhe numrit të fëmijëve.
Pas përfundimit të procesit të verifikimit, shuma e kompensimit për aplikuesit do të disbursohet në llogaritë bankare të deklaruara gjatë aplikimit në sistem të-Filing. Kjo kategoria individësh, gjatë plotësimit të DIVA-s, përveç zbritjes së shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim, përfitoi edhe zbritjen e shpenzimeve arsimore deri në vlerën 100 mijë lekë.
Këto të fundit duhet të justifikohen me fatura të fiskalizuara. Ndërkohë, zbritja prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim u përfitua nga të gjithë individët që plotësuan dhe dorëzuan DIVA-n, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Sipas shembujve që Monitor ka publikuar herë pas here, shumat e përfituara varionin nga 62 deri në 250 euro.