Rama e hoqi nga kabineti, Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Deputetja Elisa Spiropali është caktuar anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ndërsa deputeti Evis Kushi është caktuar anëtar zëvendësues.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është caktuar në një detyrë të re parlamentare, duke u bërë anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Vendimi u bë i ditur nga drejtuesi i seancës plenare, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare, në një seancë të shoqëruar me tensione dhe protesta nga opozita.
Në momentin e njoftimit, deputetët e opozitës po protestonin brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë godinës vijonte protesta e qytetarëve dhe studentëve. Përveç emërimit të Spiropalit, ndryshime pati edhe në përbërjen zëvendësuese të delegacionit, ku deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese.
Njoftimi u bë në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, ndërsa Peleshi konfirmoi zyrtarisht caktimin e dy deputeteve në përbërjen e delegacionit parlamentar.