Shpërthimi në Athinë: Autoritetet greke kërkojnë një shtetas shqiptar
Një shtetas shqiptar është në kërkim në Greqi pas një shpërthimi në Athinë, ku katër persona, duke përfshirë dy policë, u plagosën.

Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i dyshuar për lidhje me shpërthimin e 21 tetorit në lagjen Kolonos të Athinës. Shpërthimi plagosi dy policë dhe dy civilë, duke përfshirë njërin prej efektivëve të dyshuar, i cili pësoi dëmtime të rënda në dorë dhe sy.
Gjatë ekzaminimit të çantës, hetuesit gjetën heroinë, një peshore dhe një pajisje shpërthyese artizanale me fuqi të ulëta. Autoritetet po shqyrtojnë lidhjen e mundshme të ngjarjes me trafikun e lendeve narkotike.
Në qendër të hetimeve ndodhet një shtetas shqiptar, i cili, sipas mediave greke, jetonte me qira në pallatin ku ndodhi shpërthimi. Hetuesit dyshojnë se ai u largua nga zona pas ngjarjes, duke lënë në banesën e tij celularët. Sipas raportimeve, shqiptari u kthye më vonë për të marrë disa sende personale dhe më pas u largua sërish.
Mediat greke raportojnë se autoritetet e kishin denuar në vitin 2008 për trafikimin e 100 gramëve kokainë, ndërsa ai kishte dalë nga burgu në shtator. Policia greke nuk e ka bërë publik identitetin e plotë të të dyshuarit dhe vijon kërkimet për lokalizimin e tij.