Nagelsmann, një kandidat i mundshëm për Manchester United
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, është një nga emrat që shfaqen si alternativa për drejtimin e Manchester United, pas bilancit zhgënjyes të Michael Carrick.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, është një nga emrat që shfaqen si alternativa për drejtimin e Manchester United, pas bilancit zhgënjyes të Michael Carrick. Sipas "The Telegraph", Nagelsmann është një nga emrat që po perënden si alternativa për drejtimin e skuadrës angleze, ndërsa trajneri gjerman thuhet se është i hapur ndaj mundësisë për të punuar në Premier League.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes Nagelsmann dhe drejtuesve të Manchester United. Interesi i mundshëm për një aventurë në Angli mund ta bëjë atë një kandidat për stolin e "Djajve të Kuq", nëse klubi vendos të ndryshojë drejtimin teknik.
Presioni mbi Carrick është shtuar pas rezultateve të dobëta dhe humbjes së rendë ndaj Comos në Ligën e Kampionëve. Manchester United ka regjistruar vetëm dy fitore në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet, një bilanc që ka ngritur pyetjet mbi vazhdimësinë e trajnerit.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivelin e raportimeve mediatike, pa negociata zyrtare të konfirmuara. Megjithatë, emri i Nagelsmann po shfaqet si një alternativë e mundshme, ndërsa e ardhmja e Carrick mbetet e pasigurt.