Aktualitet

Konfederata Aziatike ndryshon kurs, shfaq mbështetjen ndaj Gianni Infantinos

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, sheiku Salman bin Ibrahim Al Khalifa, ka shprehur mbështetjen e organizatës për Gianni Infantino për një mandat të tretë në krye të FIFA.

Foto nga burimi: Konfederata Aziatike ndryshon kurs, shfaq mbështetjen ndaj Gianni Infantinos

Gianni Infantino siguron një tjetër mbështetje në prag të zgjedhjeve presidenciale që FIFA do të mbajë në mars të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për Konfederatën Aziatike të Futbollit AFC, e cila duket se ka ndryshuar kurs në krahasim me qëndrimin e mbajtur përpara disa muajsh kur kritikoi drejtuesit e qeverisë së futbollit botëror për çështjen e përfshirjes së investitorëve privatë në organizimin e Botërorit. Presidenti i AFC, sheiku Salman bin Ibrahim Al Khalifa, e bëri njoftimin këtë të premte gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Tokio duke e pritur Infantinon me një përqafim të ngrohtë përpara anëtarëve të organizatës në momentin kur formalizoi mbështetjen. ‘Theksojmë impenjimin tonë në mbështetjen ndaj teje dhe udhëheqjes tënde teksa kandidohesh sërish për një mandat tjetër në krye të FIFA -ishin fjalët e sheikut Salman, ndërkohë që kujtojmë se Konfederata Aziatike e Futbollit ka 47 federata anëtare.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.