Aktualitet

Dalma Maradona: Babai im meriton drejtësi

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Vajza e legjendës së futbollit Diego Maradona, Dalma, ka deklaruar se babai i saj meriton drejtësi në përfundim të procesit gjyqësor në Argjentinë.

Foto nga burimi: ‘Babai im meriton drejtësi’/ Apeli i vajzës së ‘El Pibe de Oro’ në përfundim të procesit

Në Gjykatën e San Isidros, në Argjentinë, u mbyll procesi gjyqësor në lidhje me shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Seanca e fundit ishte ajo e fjalimeve përmbyllëse, fjalime që u ndoqën edhe nga vajza e El Pibe De Oros, Dalma Maradona që e kishte të pamundur të përmbante lotët.

‘Na u desh të dëgjonim gjëra të tmerrshme gjatë këtij procesi, e dinim se çfarë mund të ndodhte -deklaroi Dalma Maradona përballë gjykatësve– e vetmja gjë që kërkoj tani është që babai im të ketë drejtësi. Përtej faktit që është Maradona, ai meriton drejtësi ashtu sikurse çdo person tjetër’.

Tani ajo që mbetet të mësohet në të gjithë këtë çështje është leximi i vendimit për të pandehurit e fiksuar për në 22 dhjetor. Kujtojmë se të pandehur më këtë proces janë 7 punonjës në fushën e shëndetësisë me në krye mjekun neurolog Leopold Luque të cilët rrezikojnë një dënim nga 8 deri në 25 vjet burg.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.