Rama nxjerr me foto listën e personave që pretendon se nuk janë studentë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një listë me personat e arrestuar gjatë protestave, duke pretenduar se ata nuk janë studentë dhe nuk përfaqësojnë këtë kategori.

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur këtë të premte një listë me personat e arrestuar gjatë protestave, duke këmbëngulur se ata nuk janë studentë dhe nuk përfaqësojnë këtë kategori. Gjatë deklaratës për mediat, Rama shfaqi fotografitë e personave me sytë e mbuluar dhe identitetet e tyre të paraqitura me iniciale. Krahas tyre, ai renditi akuzat për të cilat po hetohen, si dhe precedentët e mëparshëm penalë që, sipas tij, rezultojnë në dosjet e tyre.
Rama pretendoi se këta persona janë përdorur për të ushtruar dhunë gjatë protestës, ndërsa gjatë leximit të të dhënave përmendi edhe raste të dënimeve të mëparshme me burg për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen. Deklarata vjen në një kohë kur protestat dhe bojkoti i studentëve vijojnë, ndërsa qëndrimi i Ramës synon të ndajë protestuesit studentë nga personat që ai i lidh me aktet e dhunës.