Rama: Studentët që protestuan paqësore, nuk janë të ndaluar të kërkojnë të drejtat
Kryeministri Edi Rama ka thirrur studentët dhe qytetarët të distancohen nga dhuna dhe të mbështesin protestat paqësore.

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve që të distancohen nga dhuna, duke theksuar se protesta paqësore është një e drejtë e patjetërsueshme, ndërsa dhunën e cilësoi si krim dhe armik të demokracisë e lirisë, gjatë deklaratës sot për media.
“Të gjitha këto nuk duan të thonë që studentët, familjarët, që janë kundër kësaj qeverie, nuk kanë asnjë të drejtë. Përkundrazi, duan të thonë që rruga për të kërkuar të drejtat dhe për të luftuar demokratikisht kundër kujtdo që ndjeshëm nuk të përfaqëson është rruga paqësore e ballafaqimit të ideve dhe forcave.
Ideja e çdo force në zgjedhje, dhe mes tyre qëndron e drejta e paprekshme e protestës paqësore. Fakti është që, me ose pa vetëdije, shumë studentë dhe qytetarë që gjejnë arsye të protestojnë ndaj qeverisë dhe meje nuk iu bashkuan asaj turme që, në kulmin e saj, arriti në 1500 vetë, një konglomerat ku brenda tij pa dyshim kishte edhe studentë idealistë, por të radikalizuar me teoritë destruktive të ANTIFA-s, që te dhuna dhe terrori kanë identifikuar mjetin për të marrë peng Europën dhe vendet demokratike, si dhe këtë rrugë të zhvillimit që kemi zgjedhur bashkë.
Atyre u them të distancohen nga dhuna. Idetë janë çështje zgjedhjeje, dhuna nuk është ide, është krim, armik i demokracisë dhe i lirisë”, tha Rama.
“Ka një orë për të folur për të gjitha. Sot ishte kjo, nesër do t’ju ekspozojmë gjëra të tjera për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur te informacioni dhe funksionimi i institucioneve. Bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar”, tha ai.