Dalma Maradona: "Babai im meriton drejtësi, përgjegjësitë për vdekjen e tij duhet të përcaktohen"
Dalma Maradona ka deklaruar se babai i saj, Diego Maradona, meriton drejtësi dhe se përgjegjësitë për vdekjen e tij duhet të përcaktohen gjatë procesit gjyqësor.

Dalma Maradona, bija e legjendës së futbollit Diego Maradona, ka shpërthyer në lot gjatë fjalimit të saj në përfundim të seancës dëgjimore në gjyqin për vdekjen e babait të saj. Ajo ka deklaruar se është dashur të dëgjojë gjëra të tmerrshme gjatë gjyqit, por se kërkon vetëm një gjë: që babai i saj të marrë drejtësi.
"Na është dashur të dëgjojmë gjëra të tmerrshme gjatë gjyqit; e dinim se mund të ndodhte. E vetmja gjë që kërkoj tani është që babai im të marrë drejtësi. Përtej faktit që ai është Maradona, ai meriton drejtësi si kushdo tjetër", tha Dalma para gjyqtarëve në Gjykatën e San Isidros.
Pas përfundimit të seancës, u bë e ditur se vendimi në këtë proces gjyqësor pritet të shpallet më 22 dhjetor. Procesi gjyqësor synon të përcaktojë përgjegjësitë për vdekjen e Diego Maradona, i cili vdiq në nëntor të vitit 2020.