Rama akuza protestuesve: Janë paguar nga krimi i organizuar!
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se personat që kanë shkaktuar trazirat në Shqipëri janë paguar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat e dhunshme në kryeqytet, duke deklaruar se personat që kanë shkaktuar trazirat nuk janë studentë, por individë që sipas tij, janë paguar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Rama ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, duke theksuar se identiteti i tyre është mbajtur konfidencial në respektim të ligjit. Ai pretendoi se këta persona nuk kanë lidhje me studentët që protestojnë, ndërsa akuzoi grupe të caktuara se po përdorin dhunën për të ushtruar presion ndaj qeverisë. Rama tha se pamje që do trondisin shumë kend, janë ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, të gjithë janë persona të ndaluar dhe subjekt i ligjit, u ndaluan në protestat e dhunshme dhe nuk janë studentë, nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata studentë që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban por që qëndrojnë në një front proteste. Përmes Instagramit dhe Tik Tok, protestuesit mbështesin se shikojnë të dhunën si një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë zgjedhur të vendit dhe për të imponuar një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët. Rama tha se fytyra që janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjalë të mbështetet nga fakte dhe dokumenta.