Rama identifikon protestuesit e dhunshëm: Nuk kanë asnjë lidhje me studentët
Kryeministri Edi Rama ka identifikuar protestuesit e dhunshëm në protestat e mbajtura në kryeqytet, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk është student. Ai ka deklaruar se dhuna nuk është ide, por krim, armik i demokracisë dhe lirisë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurritur të deklarojë se protestuesit e dhunshëm në protestat e mbajtura në kryeqytet nuk kanë asnjë lidhje me studentët. Ai ka theksuar se dhuna nuk është ide, por krim, armik i demokracisë dhe lirisë. "Forca e ardhur nga jashtë, qershia mbi tortë, ose më sakte glasa mbi tortë, është PD. Dje PD mori autoritetin e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit. Do të ndaj me ju pamje që do të trondisin më shumë se ju shumëkënd. Për arsye se është ruajtur identiteti i personave në respekt të ligjit. Të gjithë personat që do të shihni janë subjekt dhe objekt i sulmeve. Janë persona të ndaluar nga policia. Nuk janë studentë, janë diçka tjetër. Nuk i përkasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me ata studentë që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban, por që qëndrojnë në atë proteste paqësore, të lidhur me jetën e tyre të përditshme. Duan të më imponojnë që të shkel kontratën me shqiptarët. Çdo koment është i tepërt nga ana ime." Tha Rama. Ai është deklaruar se mjaftojnë çehret, pavarësisht fshehjes së identitetit, që mund të jenë pjesë e një përfaqësie të një bote të zymtë, karrierat e këtyre individëve, që janë paguar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. "Duan ta kthejnë përmbys edhe një herë rendin. Këta nuk janë studentët. Tani është koha që fjalia të mbështetet nga faktet dhe dokumentet", tha Rama.