Mjekët mbështesin studentët në protesta, deklarojnë se nuk do të donin të ngjisnin kockat e policëve
Mjekët shqiptarë kanë deklaruar mbështetjen për studentët që janë në protesta në Tiranë. Ata kanë thënë se nuk do të donin të ngjisnin kockat e policëve dhe se studentët nuk duhet të goditen. Mjekët kanë deklaruar se brezi i tyre duhet të kërkojë ndjesë për situatën e krijuar dhe se është koha për rininë të marrë udhëheqjen.

Një mjek në mbështetje të studentëve ka deklaruar se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar, ndërsa vlerësoi qëndrimin e tyre përballë politikës. Ai u ndal edhe te dhuna gjatë protestave, duke theksuar se studentët nuk duhet të goditen dhe se mjekët nuk deshirojnë të përballohen me pasoja të tillë, as te protestuesit dhe as te punonjësit e policisë. "Ne do të ecim në hapat e studentëve. Gjenerata ime duhet të kërkojë ndjesë këtyre të rinjve për shkak të politikës së vjetër. Kjo rini i jep leksione gjithë politikës. Politika e vjetër ka ardhur koha të lërë terren rinisë. Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, përfshin të gjithë punonjësit. Çelësi i suksesit është të bëhen të ndërgjegjshëm të gjitha palët. Studentët nuk duhet të goditen, ne nuk do donim të ngjisnim kockat e shqiptarëve, përfshirë edhe policisë. Është koha e rinisë për të udhëhequr këtë vend", pohoi mjeku.