Aktualitet
Turisti humbet gjatë eksplorimit të fshatit në Himarë, policia nis kërkimet
Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e fshatit Iliaz në Himarë.

Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, ku është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin dhe gjetjen e tij. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë. Sipas informacionit paraprak, shtetasi i huaj raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar në komunikimet telefonike me të. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për lokalizimin dhe gjetjen e tij.