Prerja masive e pishave në ambientet e Universitetit të Shkencave të Natyrës në Korçë, shqetësim për mjedisin
Prerja masive e pishave në ambientet e Universitetit të Shkencave të Natyrës në Korçë ka nisur të ngre shqetësim për mjedisin dhe të ardhmen e hapësirave të gjelbra në qytet.

Prerja masive e pishave ka nisur në ambientet e Universitetit të Shkencave të Natyrës në Korçë, duke ngritur shqetësim për ndikimin e projektit në mjedis dhe të ardhmen e hapësirave të gjelbra në qytet. Shkak për këtë ndërhyrje është nisja e zbatimit të projektit për Liceun Francez, i cili po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pamjet nga terreni tregojnë pemët e prera, duke ngre pyetje mbi ndikimin e projektit në mjedis dhe të ardhmen e hapësirave të gjelbra në këtë zonë. Ndërhyrja ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së natyrës, duke ngritur pyetje për transparencë mbi arsyet dhe përmasat e kësaj prerjeje.