Dani Parrondo: Tifozi që kreu një tatuazh me autografin e Messi
Dani Parrondo, një tifoz i madh i Lionel Messi, arriti të merrte autografin e idhullit të tij dhe e kthyeu atë në një tatuazh të përhershëm.

Dani Parrondo, një tifoz i madh i Lionel Messi, arriti të merrte autografin e idhullit të tij dhe e kthyeu atë në një tatuazh të përhershëm. Ai kishte qenë i përgatitur të udhëtonte deri në Miami për të siguruar firmën e kampionit të botës, por nuk pati nevojë të shkonte aq larg. Ai e realizoi dëshirën në Oviedo, ku arriti të bindte argjentinasin të firmoste në parakrahun e majtë, ndërsa futbollisti po largohej për darkë.
I emocionuar nga momenti, Dani e ndau gëzimin me ndjekësit e tij, por për autografin nuk mund të mbetej thjesht një firmë që mund të fshihej pas disa orësh. Kështu, po atë natë, rreth mesnatës, ai shkoi te një mik i tij, artist tatuazhesh në Oviedo, për ta riprodhuar firmën e Messit në lëkurë.
Procesi i bëri publik përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, duke e kthyer një takim të shkurtër me idhullin në një histori që do ta tregojë për gjithë jetën. Parrondo nuk ishte i vetmi tifoz që kërkonte një autograf nga Messi atë ditë. Një tjetër admirues kishte arritur gjithashtu të merrte firmën e argjentinasit në parakrah. Dani, ndërkohë, kishte qëndruar rreth 10 metra larg, duke mbajtur një banderolë me shpresën se do të terhiqte vëmendjen e yllit.
Por ai qëllloi në shenjë dhe shkoi edhe më tej: autografin e kthyeu në tatuazh. Një gjest që tregon edhe një herë se pasioni për Messi nuk njeh kufij. Për Parrondon, kjo nuk ishte thjesht një firmë në lëkurë, por një kujtim që, sipas fjalëve të tij, do ta marrë me vete deri në varr.