Kronikë
Gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar gjatë protestës së 20 tetorit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për një të mitur të arrestuar gjatë protestave të 20 tetorit. I mituri dyshohet për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik dhe shkatërrim të pronës.

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të një të miturit më 20 tetor, dhe ka vendosur që ai të paraqitet pranë policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, në orën 10:00. Vendimi u shpall më 22 tetor 2026, dhe lirimi i të miturit u urdhërua me kushtin që ai të mos mbahet në paraburgim për ndonjë vepër tjetër penale.